Temperaturat mbi 54 gradë, çfarë po ndodh në ‘Luginën e Vd ekjes’

Një temperaturë prej 54.4 gradësh Celsius është regjistruar në Death Valley, në Kaliforni, në atë që shumë vëzhgues të motit besojnë se mund të jetë temperatura më e lartë e regjistruar në planet, që prej 1913-ës.

Shërbimi kombëtar i motit, në Furnace Creek afër kufirit me Nevadën, shënoi temperaturën e kstreme në orën 3.41 minuta të së dielës pasdite. Kjo temperaturë e lartë konsiderohet ende paraprake dhe nuk është ende zyrtare, thuhej në një deklaratë.

Nëse do të verifikohet, kjo do të jetë temperatura më e lartë zyrtarisht që nga korriku i 1913 po në “Luginën e Vde kjes”. Në rast se ndodh e gjitha kjo, temperatura në fjalë do të thyejë r ekordin e mëparshëm për gushtin në Shtetet e Bashkuara. Rekordi i të gjitha kohërave i Luginës së Vdèkjès sipas Organizatës Botërore Meteorologjike, është 56.7 gradë Celsius dhe është regjistruar më 10 korrik 1913.

Ajo temperaturë mbetet akoma më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në sipërfaqen e planetit. R ekordi i 1913-së është përcaktuar si më i nxehti në planet, pasi Organizata Botërore Meteorologjike hodhi poshtë një temperaturë prej 58 gradësh që supozohet se ishte regjistruar në Libi në 1922-shin. Një komision doli në përfundimin se regjistrimi në Libi ishte jo i saktë për shkak të llojit të termometrit që ishte përdorur dhe mos përputhjes me temperaturat e tjera në rajon.

Loading...