Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar sërish mbi situatën në Kakavijë, duke vlerësuar se përgjegjësia bie vetëm mbi qeverinë shqiptare dhe shtetin.
Nëpërmjet një reagimi në “Facebook”, Meta shpërndan një video nga konferenca për media që mbajti, duke thënë se gjithcka ndodhi është e pafalshme dhe ka si fajtor vetëm qeverinë.
Reagimi i presidentit Ilir Meta:
Situata e krijuar në Kakavijë ka të bëjë vetëm me përgjegjësitë e paushtruara në kohën e duhur nga ana e qeverisë shqiptare ndaj shtetasve të Republikës.
Situata e krijuar në Kakavijë ka të bëjë vetëm me përgjegjësitë e paushtruara në kohën e duhur nga ana e qeverisë shqiptare ndaj shtetasve të Republikës.
PËRGJEGJËSIA është VETËM MBI QEVERINË shqiptare dhe shtetin.
Kjo është e PAFALSHME dhe e PAPRANUESHME sepse është vetëm PAPËRGJEGJSHMËRI!
Ju KËRKOJ NDJESË, si President i Republikës, të gjithë qytetarëve tanë, të cilët kaluan ato ditë dhe netë me sakrifica të jashtëzakonshme!