5 vj edhje në Vlorë, arr estohen autorët

Pesë vjedhje janë zbardhur në Vlorë gjatë ditëve të fundit. Bëhet fjalë për vjedhje vlerash monetare, produktesh me vlerë, sasi parash, sende dyqani apo energjie elektrike.

Vjedhjet kanë ndodhur në harkun kohor 30 korrik- 19 gusht teksa është arrestuar dhe një shofer i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Vlorë

Në vijim të punës intensive për kapjen e personave në kërkim, përgjegjës për vepra të ndryshme penale, Policia ka vënë në pranga 4 prej tyre si dhe 2 të tjerë në kushtet e flagrancës.

Ndalohet shtetasi në kërkim F. Z., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 30.07.2020, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetases V. Z në lagjen “Rilindja” Vlorë, ku ka marrë një sasi vlere monetare.
—-
Ndalohet shtetasi në kërkim P. S., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 09.08.2020, dyshohet se ka vjedhur disa produkte me vlerë në dyqanin e shtetasit A.K, në lagjen “Lef Sallata” Vlorë.
—-
Ndalohet shtetasi në kërkim M. A., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 16.08.2020, dyshohet se ka vjedhur një sasi parash në banesën e shtetasit F. K në lagjen “Kushtrimi” Vlorë.
—-
Ndalohet shtetasi në kërkim Xh. H., 17 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 10.08.2020 dyshohet se në bashkëpunim ka vjedhur disa sende në një dyqan, vepër penale të cilën e ka të përsëritur.
—-
Arrestohet shtetasi A. H., 49 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 19.08.2020 është konstatuar se ka vjedhur energji elektrike në banesën e tij në lagjen “28 Nëntori” Vlorë.
—-
Arrestohet në flagrancë shtetasi A. M., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugorë në rrugën “Transballkanike” duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet në ngarkim të secilit i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Loading...