Flakët e zjarrit shkrumbojnë Kurorën e Peqinit

Zjarret vazhdojnë të jenë problem në vendin tonë, duke njohur përhapje thuajse në të gjithë vendin.

Sipas burimeve mësohet se një zjarr i përmasave të madha ka rënë në Kurorën e Peqinit.

Sic shikohet nga pamjet, flakët kanë përfshirë këtë kurorë, duke shkaktuar dëme të mëdha në natyrë.

Flakët e zjarrit janë të mëdha, ndërsa kanë sjellë shqetësime edhe për banorët.

Kujtojmë se këta kohë, në vend ka pasur disa vatra të zjarrit, duke qenë një problem real për natyrën e qytetarët shqiptarë.

Loading...