Policia e Sarandës ka arrestuar dy persona, pas një sherri për motive të dobëta të ndodhur në lagjen nr. 1 të këtij qyteti.
Sipas uniformave blu, dy të arrestuarit janë konfliktuar me dy persona të tjerë, duke iu shkaktuar dëmtime me sende të forta.
Njoftimi i policisë:
Pas një konflikti për motive të dobëta, Policia ka vënë në pranga shtetasit S. K., 55 vjeç dhe M. K., 18 vjeç, banues në Sarandë.
Kapja dhe arrestimi i tyre u bë pasi ditën e djeshme, në lagjen nr. 1 Sarandë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë konfliktuar për motive të dobëta me dy shtetas të tjerë.
Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar me sende të forta shtetasit O.A dhe F.N, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.