Lajm i hidhur/ Ndërron jetë nga Covid-19 këngëtarja shqiptare

Lajm i hidhur për të gjithë artin fierak. Pas nje beteje të gjatë, rreth 4- javore, dhe prej tre ditësh e intubuar në një nga spitalet Covid ,ka humbur jetën këngëtarja e njohur e muzikës myzeqare Rainita Pupi.

Ajo është ndare nga jeta në moshën 52 vjecare ne kryeqytet ku ishte edhe nen kujdesin e mjekeve. Kohët e fundit familjaret e saj kanë kërkuar ndihmë për mjekim më të specializuar për këngëtaren.

Me gjithë perpjekjet e shumta për ta shpëtuar, ajo është ndarë nga jeta këtë të premte duke lënë pas një dhimbje dhe dëshpërim për të gjithë komunitetin fierak. Artistja 52 vjecare ka lënë pas një repertor të gjerë këngësh dhe një kontribut te madh artistik në Fier që do te jenë nje thesar i çmuar për Fierin dhe jo vetëm.

Pupi ishte pjesë e Ansamblit ”Myzeqeja” teksa mësohet se ajo nuk vuante nga sëmundje tjetër bashkëshoqëruese por betejën me COVID-19 nuk e fitoi dot.

Loading...