Ngjarje e rëndë në Greqi brenda familjes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin e Rodosit në Greqi. Sipas asaj që raportohet në mediat greke, thuhet se një djalë 18-vjeç ka përdhunuar vëllanë e tij më të vogël, 13-vjeçar.

Ka qenë nëna e djemve e cila ka denoncuar djalin e saj 18-vjeçar për ngjarjen e rëndë të ndodhur. Sipas denoncimit të gruas, fëmijët kanë probleme mendore, ndërsa ngjarja në fjalë është ishte filmuar nga një tjetër i afërm i familjes, 47-vjeçar.

Denoncimi ndodhi më datë 20 gusht, ndërsa policia ka kryer kërkimet përkatëse në shtëpinë e familjes. Sipas të dhënave nga mediat greke, policia ka sekuestruar dy celularë në shtëpinë e 47-vjeçarit si dhe një laptop.

Policia gjithashtu shkoi në një kasolle, ku u raportua se ndodhi dhunimi por nuk gjeti prova. Për më tepër, ata caktuan një ekspert psikolog, ndërsa urdhëruan edhe një ekzaminim mjekoligjor të fëmijës.

Loading...