Adriatik Alimadhi ‘leksion’ si mposhtet COVID-19 (foto)

Deputeti Adriatik Alimadhi është ndër të parët deputetë të Kuvendit të Shqipërisë i cili u infektua me koronavirus.

Pas disa javësh qëndrimi në spitalin “Shefqet Ndroqi” më në fund ai e fitoi betejën me Covid-19 edhe pse pati shumë vështirësi.

Por mesa duket virusin e ka lënë pas, teksa ditën e sotme ai ka vendosur që të japë një leksion për të gjithë, duke treguar mënyrën sesi largohet virusi.

Alimadhi ka publikuar disa fotografi duke u larë në det, ndërsa shkruan:

“Kështu largohet Covid-19, kurrë mos e mbani mendjen te virusi vrasës, not dhe sa më shumë lëvizje ku mushkëritë mbushen mirë me oksigjen”.

Loading...