Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune (22 gusht), në qytetin e Ersekës.
Nga informacionet paraprake mësohet se në këtë konflikt janë perfshire 5 persona nga fshati Taç i Ersekes, mes të cileve edhe dy kushërinj të cilet janë konfliktuar për zaptim të tokës.
Kaq ka mjaftuar qe në këtë konflikt masiv të përdoren thikat, e për pasoje ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.
Burime bëjnë të ditur se njëri prej kushërinjeve të konfliktuar është plagosur rëndë dhe është transportuar ne spitalin e Korçës nga ku mesohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa të tjerët të përfshire në të, kanë marrë plagë të lehta dhe pasi kanë marrë mjekimin në spitalin e Ersekës, janë shoqëruar ne komisariat për veprime të mëtejshme.
Në këtë konflikt mësohet se janë përfshirë edhe njerëz që jetojne prej vitesh jasht shtetit, ndërsa burime theksojnë se sherri të ketë nisur pikërisht për zaptimin e tokave të njëri-tjetrit.
Nderkohe, ne po të njëjtin vend, njëri prej autorëvë është munduar të largohet nga vendi i ngjarjes dhe në nxitim e sipër mjeti ka përplasur një grua e cila është plagosur dhe transportuar në spital.
Policia po punon për zbardhjen e plote të ngjarjes.