Itali/ Shqiptari humb jetën tr agjikisht

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në Udine teksa mësohet se 50-vjeçari ka rënë nga një skelë.

Identiteti i tij nuk është bërë publik në mediat italiane. Mësohet se shqiptari kishte shkuar tek një i afërm i tij për ta ndihmuar në lyerjen e mureve të një ndërtese.

Ky veprim rezultoi tragjik për të, pasi për arsye ende të paqarta ai ra nga skela. Përplasja ishte shumë e fortë për të. Edhe mjekët që shkuan në vendngjarje thanë se ai humbi jetën direkt pas rënies.

Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje.

Loading...