Publikohet biseda e motrës së Trump: Ai është mizor, gënjeshtar e hipokrit, ja si reagon presidenti i SHBA-së

Një njeri “mizor”, “gënjeshtar”, “hipokrit”, “njeri pa parime” dhe “i palexuar”. Kështu e ka përshkruar vëllian e saj, Donald Trump, ish-gjyqtarja federale, Marianne Trump Barry.

Sipas një seri regjistrimesh të bëra fshehurazi nga mbesa, Mary Trump, autore e një libri ‘bombë’ rreth jetës së xhaxhait të saj, u publikuan ekskluzivisht nga ‘Ëashington Post’ në prag të konventës republikane.

Maryanne Trump Barry deri tani nuk ka shprehur asnjëherë mosmarrëveshjet e tij me presidentin amerikan. Komentet e Maryanne Trump Barry janë më kritikët që janë bërë deri më tani nga familjarët e manjatit.

83-vjeçarja kritikon vëllanë e saj për ndarjen e familjeve të emigratëve: “E tëra që ai dëshiron është të kapë bazën e tij. Ai nuk ka asnjë parim. Asnjë, asnjë.

Ish gjykatësja, në bisedat e regjistruara, thuhet të jetë ankuar për sjelljen e të vëllait: “Tweet-et e tij të mallkuara dhe gënjeshtrat e tij të mallkuara, Oh Zot … Ndryshimi i ngjarjeve, mungesa e përgatitjes … “. Në një moment Barry i thotë mbesës së saj:” Është hipokrit dhe mizori. Donald është mizor “.

Po ashtu në regjistrime, Maryanne Trump Barry i referohet të vëllait si një “mistrec” të cilit ajo i bënte detyrat ndërsa shton se arriti që të futej në shkollën e lartë vetëm sepse futi dikë tjetër që t’i kalonte provimet e pranimit për të.

Menjëherë pas fjalëve të motrës për të ka reaguar presidenti Donald Trump. ‘Çdo ditë ka diçka që del për mua, kujt po i intereson. Më mungon vëlla im dhe do të vazhdoj të punoj për popullin amerikan. Jo të gjithë janë dakord por faktet flasin vetë. Vendi ynë do të bëhet shumë shpejt më i fortë se kurrë”- ka thënë Trump.

Loading...