PSG-Bayern, sot finalja e madhe e Champions League

Sot në ‘Estadio da Luz’ do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve në mes të Paris Saint Germain dhe Bayern Munchen.

Dy skuadrat në këtë duel do të kenë edhe mungesat e tyre, ku te PSG do të mungon portieri Navas, ndërsa tek gjermanët mbrojtësi Boateng.

Deri në finale, skuadra franceze kishte për kundërshtar skuadrat si Dortmund, Atalanta dhe së fundi RB Leipzig.

Ndërsa, Bayern për kundërshtar deri në finale kishte skuadrat si Chelsea, Barcelona dhe së fundi Lyon.

Kujtojmë, PSG nuk e ka fituar këtë trofe asnjëherë në histori, kurse Bayern ka triumfuar në këtë garë në pesë raste.

Loading...