Presidenti i Republikës Ilir Meta me anë të një postimi në “Facebook” shprehet se ikja e të rinjve nga Shqipëria është një plagë e madhe për shoqërinë tonë.
Meta thekson se Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për shpresë.
Kreu i shtetit vlerëson se të rinjtë meritojnë më shumë edukim dhe punësim në vendin e tyre.
Postimi i presidentit Ilir Meta:
Shqipëria🇦🇱 ka sot më shumë se kurrë nevojë për shpresë! Edukimi i mirë i rinisë është shpresa më e madhe e vendit tonë dhe investimi më kyç për të ardhmen.
Duhet ndalur largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë, në radhë të parë.
Largimi i rinisë dhe mbyllja e shumë degëve të studimit në universitetet në mbarë vendin është një plagë shumë e madhe!
U duhet ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe punësimi.
Shqipëria🇦🇱 ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”!