Greqi/ U shpall e zh dukur nga bashkëshorti i saj, kthehet në shtëpi 27 vjeçarja shqiptare

Një 27 vjeçare shqiptare ishte shpallur e humbur disa ditë më parë në Greqi, por është kthyer në banesën e saj shëndoshë e mirë.

Antonia Nikolla, është nëna e katër fëmijëve dhe u raportua e zhdukur nga familjarët në 12 gusht në zonën e Iraklios në ishullin e Kretës.
Siç raportojnë mediat greke, bashkëshorti i saj ka lajmëruar policinë për t’i njoftuar se gruaja e tij ishte kthyer në shtëpi.

Ende nuk dihet se në çfarë rrethanash ka humbur e reja, e cila ishte zhdukur prej ditësh.

Loading...