Arr estohen dy shqiptarët në Itali

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali. Një 27 vjeçar në Saluzzo dhe një 33 vjeçar në Savigliano janë ndaluar nga karbanierët teksa mbanin me vetë armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e 21 gushtit, kur një patrullë nga Stacioni Centallo, gjatë një shërbimi patrullimi në Roata Chiusani, kontrolloi makinën me të cilin po lëviznin dy shqiptarët dhe një grua.

Duke parë një sjellje veçanërisht nervoze nga ana e të dyve, kababinerët vendosën të thellojnë kontrollin në automjet ku u gjendën tre armë gjysmëautomatike kalibër 22 mm dhe 174 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Dy të arrestuarit u dërguan në burgun Cuneo, ndërsa po vijojnë hetimet për një përfshirje të mundshme të dy shqiptarëve në ngjarje kriminale.

Loading...