Mohoi Covid-19, infektohet biznesmeni i njohur dhe shtrohet në spital në gjendje të rëndë

Ish-shefi i skuadrës Renault në F1, Flavio Briatore është infektuar me koronavirus dhe është shtruar në spitalk në gjendje të rëndë shëndetësore.

Biznesmeni italian ndodhet në spital që nga e hëna e 24 gushtit. Sipas “Corriere della Sera, pacienti po kontrollohet vazhdimisht, por për momentin ai nuk është në kujdes intensiv.
Rreth 70 raste pozitive janë regjistruar në klubin e natës Billionarie të Porto Cervo, në lokalin që është në pronësi të Briatores.

Lokali u mbyll në 17 gusht pasi Briatore pati përplasje me kryekomunarin e zonës, i cili vendosi moslejimin e muzikës pas mesnatës.

Briatore mori pjesë edhe në një ndeshje futbolli në Porto Cervo në 15 gushtin e kaluar. Me të në fushë ishin edhe trajneri i Bolonjës Sinisa Mihajlovic, që rezultoi pozitiv me Covid19, dhe dirigjenti Paolo Bonolis dhe këngëtari Fabio Rovazzi.

Loading...