UEFA rikthen tifozët në stadium për Superkupën e Europës

Ndeshja e vlefshme për Superkupën e Evropës mes Bajernit të Mynihut dhe Sevijas do të luhet me tifozë.

Vendimi vjen nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s. Ndeshja parashikohet të luhet në 24 shtator në Budapest në stadiumin “Puskas Arena”.
UEFA ka vendosur që stadiumi të mbushet në 30% të kapacitetit të tij, që do të thotë rreth 20 mijë tifozë do të jenë të pranishëm.

Të gjitha ndeshjet e tjera të UEFA-s do të luhen pa tifozë deri në një njoftim të dytë, duke lënë të kuptohet se tifozët nuk do të jenë të pranishëm në ndeshjet e para të Ligës së Kombeve.

Loading...