Kur mendoni për kafshët më vdekjeprurëse në botë, me siguri mendoni për luanët, tigrat, arinjtë dhe bisha të ngjashme.
Por Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve pretendon se kafsha që paraqet kërcënimin më të madh për speciet njerëzore nuk ka asnjë lidhje me kafshët e egra të rrezikshme – mushkonjat vrasin më shumë njerëz në botë se çdo kafshë tjetër!
Edhe pse nuk i konsiderojmë ato të rrezikshme por vetëm shqetësuese, lista e sëmundjeve vdekjeprurëse që mund t’ju infektojnë është mjaft e gjatë.
Disa nga më të njohurit janë malaria, virusi zika, ethet e dengos, chikungunya dhe virusi i Nilit Perëndimor, të cilat transmetohen nga kafshimet e mushkonjave dhe vrasin miliona njerëz çdo vit.
“Në 200,000 vitet e kaluara, në tokë kanë jetuar rreth 108 miliardë njerëz. Pothuajse gjysma ose rreth 52 miliardë për të qenë të saktë, janë vrarë nga mushkonjat,” tha Timothee Vanguard, autor i librit “Mushkonja: Historia e predatorit më vdekjeprurës të njerëzimit”.