Ndahet nga jeta publicisti i njohur, që i vogël përjetoi vd ekjen e vëllait dhe bu rgosjen e babait

Publicisti i njohur Kostaq Xoxa, është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Xoxas e ka bërë me dije historiani Kastriot Dervishi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dervishi shkruan se Xoxa që në moshë të vogël përjetoi vdekjen e vëllait, internimin dhe burgosjen e babait.

“Lamtumirë Kostaq Xoxa! Që prej ditës së sotme nuk është më midis nesh një prej penave më interesante të këtyre 30 vjetëve, publicisti krejt i veçantë në llojin e vet, eruditi Kostaq Zoi Xoxa (1931-2020). Qysh në moshë të vogël përjetoi vdekjen e vëllait, internimin dhe burgosjen e babait. Përjetësisht antikomunist i vendosur, i qartë dhe i lexuar, Kostaqi ka qenë për mua modeli i njeriut shembullor, te i cili kishe gjithmonë çfarë të mësoje. Do na mungosh, Koçi! (Foto e datës 5.4.2019)”, shkruan Dervishi.

Loading...