Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm.
Në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi nga Ukraina O.A., 44 vjeç.
Ky shtetas ka qenë akomoduar me pushime në një hotel në lagjen “Ujë i Ftohtë” në qytetin bregdetar dhe pasi ka ndjerë komplikacione shëndetësore është transportuar në spital, vend në të cilin ka ndërruar jetë.
Nga veprimet dhe hetimet paraprake dyshohet se 44 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes kronike të Hepatitit C.
Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për vlerësim juridik.
Loading...