Shërbimi psikosocial, Shahini: Vitin e ardhshëm shkollor dyfishojmë numrin e punonjësve

Teksa vendi ynë përballet me pandeminë e COVID-19, ministrja Besa Shahini është ndalur tek puna e shërbimit psikosocial realizuar gjatë vitit jo të lehtë shkollor që lamë pas.

Vështirësitë e diktuara nga tërmeti i vitit të kaluar dhe pandemia COVID-19 nuk e kanë ndaluar aspak ritmin e punës të shërbimit psikosocial, përkundrazi angazhimet janë shtuar në maksimum gjatë këtij viti me qëllim përballimin e një viti aspak të lehtë shkollor.

“Me dyfishimin e numrit të psikologëve dhe punonjësve social vitin e ardhshëm shkollor, jemi të bindur se do të kontribuojmë drejtpërdrejtë në përmirësimin e mëtejshëm të eksperiencës shkollore të nxënësve tanë”, shprehet Ministrja Shahini në postimin e saj.

Loading...