Erdogan kërcënon sërish Greqinë: Mos bëni gabime, do ta pësoni keq

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ngre tonin dhe njofton se “nuk bën kompromis” me homologun e tij, Greqinë.

Gjatë një përkujtimi në Malazgirt, udhëheqësi turk deklaroi edhe njëherë se Turqia është e vendosur të bëjë gjithçka që duhet për të marrë njohjen e të drejtave të tyre në Egje, Detin e Zi dhe Mesdhe.

“Ne nuk pranojmë kompromise për atë që është e jona”, tha Erdogan, duke shtuar se nëse Greqia bën gabime “do të shkatërrohet”.

“Në Mesdheun Lindor ata po luajnë me zjarr. Çdo shkëndijë mund të çojë në katastrofë.”

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha dje se: “Nevojitet menjëherë një gatishmëri për dialog”.

Sot, në jug të Qipros, në Mesdheun Lindor, kanë filluar ushtrimet e përbashkëta të forcave të armatosura të Greqisë, Qipros, Francës dhe Italisë.

Loading...