Detaje të reja nga ma sakrimi me th ikë i të moshuarit në Vlorë

I moshuari Seri Petanaj nga Vlora, i cili u gjet i vrarë sot në banesën e tij, është masakruar me thika.

Policia bëri me dije se në trupin e tij janë gjetur dhune, ccka ngritën dyshime mbi vdekjen e të moshuarit 91 vjeçar, e për pasojë u kërkua autopsia mjekoligjore.
Pas ekspertizës të trupit nga mjeku ligjor mësohet se i moshuari është masakruar me thikë.

Disa goditje thike në trup dhe një në fyt. Dyshimet e bluve mbi të cilën janë duke punuar është ajo e grabitjes së banesës.

Dyshohet se person apo persona ende të paidentifikuar janë futur në banesën e të moshuarit për të vjedhur.

Pasi kanë hasur në kundërshtinë e të moshuarit e kanë qëlluar disa herë me thikë, duke e lënë pa jetë në vend. Më pas kanë kryer vjedhjen e banesës.

Policia është vënë në kërkim të provave për zbulimin e identiteti të autorit apo autorëve.

Ka qenë djali i të moshuarit i cili jeton në Vlorë, ai i cili ka zbuluar 91-vjeçarin, pasi kishte 2 ditë që i ati nuk përgjigjej në telefon.

Loading...