Greqia zgjeron detin 12 milje? Brace: Qetësohuni njerëz, nuk po na pushtojnë!

Zv/kryeministri Erion Braçe ka reaguar për herë të parë për zgjerimin detar të Greqisë në 12 milje duke siguruar se vendit nuk i preket asnjë centimetër.

Braçe ka bërë thirrje për qetësi pasi askush nuk ka pushtuar Shqipërinë, dhe as po i rrëmben kush tokë dhe det.

Më tej ai sqaron se tokën dhe detin i garantojnë ligjet kombëtare e ndërkombëtare.

STATUSI NGA ERION BRAÇE
Qetesohuni!
Histeria nuk eshte fuqia jone,
eshte dobesia jone!

Po u drejtohem ju te gjitheve qe keni mesyre prej oresh ne inbox ketu, facebook, ëhatsapp;
QETESOHUNI!
NUK NA KA PUSHTUAR KUSH E AS PO NA RREMBEN KUSH TOKE, DET!

Nuk u jam pergjigjur deri tani se isha ne pune, ne zone, me njerezit,

pra as me ka ikur mendja e as me eshte mekur zeri!
Por edhe sepse nuk dua te ushqej histerine qe na ze e ben tape ne te tilla raste!

Toka, deti e gjithcka tjeter qe zoti na fali ne keto ane e qe ligjet nderkombetare e kombetare na garantojne,
nuk i mbron histeria, por dija, qetesia, qartesia, ligji, pasioni dhe dashuria per cdo centimeter toke e det te ketij vendi!

Nuk ka kush kohe e deshire ti jape ze asaj qe eshte e padobishme;
Tani na duhet bashkim, unitet,
as akuza e as gjyq banal pa prova e fakte qe bejne copash, percajne kete vend e kete popull!

Keshtu qe qetesohuni e kujtoni se si kohe me pare ra si antikushtetuese nje marreveshje e nje pushteti te degraduar;
Me qetesi, qartesi e mbeshtetur fort ne ligj!

Jemi po te njejtet!

Loading...