Vlorë/ Gomonia përfshihet nga fl akët

Ngjarja e ndodhur pasditen e së mërkurës në Triport të Vlorës ku një skaf u dogj dhe një person u plagos nuk është e rastësishme, ashtu si u njoftua nga policia.

Në orën 19:20, në Triport të Vlorës, 57 vjeçari Artjan Bylyku, në momentin e ndezjes së mjetit të tij lundrues, ka tentuar që të shuajë flakët, duke u dëmtuar. Dyshohet se si pasojë e një defekti gomonia është përfshirë nga flakët, ky është njoftimi i policisë së Vlorës.

Artjan Bylyku dhe Domart Konjari
Artjan Bylyku është transportuar për ndihmën e parë në Spitalin e Vlorës, më pas është transportuar për ndihmë më të specializuar drejt Spitalit të Traumës Tiranë.

Burime për “Report Tv” bëjnë me dije se Artjan Bylyku i plagosur në skaf është kunati i Domart Konjarit, që akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e Devi Kasmit.

Ndërkohë skafi me rreth 500 litra benzene e me disa turistë në bord po përgatitej për të dalë shëtitje në det.

Po kush është Artjan Bylyku?

Ai ka dokumenta gjermane dhe është hetuar më parë për një vrasje të ndodhur në vitin 1992, ndërsa së fundmi kishte hapur një biznes për shitjen e makinave dhe pjesë këmbimi. Një vit më parë, atij iu bë atentat në Tiranë. Policia askokohe kishte ngritur tre pista hetimi për atentatin ndaj tij. Dyshohet për konkurrencë mes bizneseve, një sherri që ai kishte pasur për pronësinë, ndërsa nuk përjashtohej edhe hakmarrja ndaj kunatit të tij.

Loading...