Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se të paktën një e treta e fëmijëve nuk kanë mundësi të mësojnë në distancë, duke krijuar “një emergjencë globale të arsimit”.
Në kulmin e bllokimeve që kishin për qëllim frenimin e pandemisë, afro 1.5 miliardë fëmijë u prekën nga mbyllja e shkollave, tha UNICEF.
“Për të paktën 463 milion fëmijë, shkollat e të cilëve u mbyllën për shkak të COVID-19, nuk kishte ndonjë gjë të tillë si mësimi në distancë,” tha Drejtori Ekzekutiv i UNICEF, Henrietta Fore.
“Numri i madh i fëmijëve arsimimi i të cilëve u ndërpre plotësisht për muaj me radhë është një emergjencë globale arsimore,” tha ajo në një deklaratë. “Pasojat mund të ndjehen në ekonomi dhe shoqëri për dekada të ardhshme.”
Raporti i lëshuar mbrëmjen e së mërkurës vonë nënvizon pabarazi të konsiderueshme nëpër rajone, me fëmijët e shkollave në Afrikën Sub-Sahariane më të prekurit.
UNICEF tha që raporti përdorte një analizë përfaqësuese globalisht mbi disponueshmërinë e teknologjisë në shtëpi dhe mjetet e nevojshme për mësimin në distancë, të tilla si qasja në televizion, radio dhe internet, dhe disponueshmërinë e programeve mësimore të dhëna nga platformat.
Fëmijët në familjet më të varfëra dhe në zonat rurale u prekën më së shumti.
Fëmijët më të vegjël gjithashtu ka shumë të ngjarë të humbasin mësimin në distancë gjatë viteve kritike, thuhet në raport, kryesisht për shkak të sfidave dhe kufizimeve në mësimin në internet për fëmijët e vegjël dhe mungesën e pajisjeve në shtëpi.