Greqia ditët e fundit është përballur me një rritje të rasteve ditore nga koronavirusi. Në kuadër të masave parandaluese autoritetet greke kanë shtyrë masat kufizuese ndaj COVID-19 duke përfshirë edhe kufijtë.
Mediat greke bëjnë me dije se në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid 19, do të shtyhet me 2 javë hapja e kufirit me Shqipërinë.
Gjithashtu Greqia ka vendosur që kufirin me dy javë ta mbajë të mbyllur edhe me Maqedoninë e Veriut, dhe do të lejohet të hyjnë vetëm kategoritë e paracaktuara me test tamponi negativ ndaj COVID-19 me vete si dhe aplikimin PFL.
Zv/ministri Nikos Hardalias teksa përmendte këtë shtyrje mase nënkuptonte që dhe për 2 javë kufiri tokësor, detar dhe ajror Greqi- Shqipëri do të vijonte i mbyllur.
Ndërkohë sa i përket fluturimeve, edhe për kategoritë e caktuara të lejuara do të ketë kontrolle paraprake për gjendjen e tyre me apo pa COVID-19.