Mali i Zi mbajti zgjedhjet parlamentare në të cilat marrin pjesë gjashtë koalicione dhe pesë parti politike. Zgjedhjet lokale po mbahen në Budva, Kotor, Tivat, Andrijevicë dhe Guci.
Deri në orën 19:00, 74.9% e qytetarëve kanë dalë në votime. Në zgjedhjet e vitit 2016, dalja ka qenë 71.6%.
Në Podgoricë kanë votuar 77.7 %, në veri të Malit të Zi 77.7 % kurse në jug 71,2 % e votuesve.
Në Mal të Zi, këto zgjedhje parlamentare po konsiderohen shumë të rëndësishme. Shqiptarët po ashtu po garojnë në këto zgjedhje ndërsa është bërë apel për dalje masive.
Loading...