Rregullonte linjën e internetit, bie nga shtylla 50- vjeçari në Vlorë, në gjendje të rëndë për jetën

Një person është plagosur rëndë ditën e sotme në fshatin Fitore, të qytetit të Vlorës.

Mësohet se një 50-vjeçar, ka qenë duke rregulluar linjën e internetit në një shtyllë, kur papritur ka rënë me kokë, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë.
50-vjeçari është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit të Vlorës.

Njoftimi i policise:

Rreth orës 20:00, në Spitalin e Vlorës ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi M. A., 34 vjeç, punonjës i një kompanie të shpërndarjes së internetit, pasi dyshohet se në punë e sipër ka rënë nga shtylla në fshatin Fitore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Loading...