Rama: Shqiptarët sot për sot nuk e kanë një alternativë më të mirë se sa ne. Shqiptarët e dinë, shumica as e diskutojnë

Kryeministri Edi Rama ka folur pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.

Përsa i përket zgjedhjeve që po afrohen, Rama ka bërë një analizë të vetvetes dhe të Partisë Socialiste.

Teksa ka bërë krahasimin me opozitën, ai ka thënë se shqiptarët e dinë shumë mirë se nuk ka asnjë alternativë më të mirë se ai.

“Çfarë duhet të bëj unë më shumë dhe më mirë dhe me këtë sezon për të fituar me bindje dhe respekt votën e atyre që më dhanë privilegjin e drejtimit të Shqipërisë 8 vjet më parë.

Shqiptarët janë të bindur që nuk e kanë kryeministrin më të mirë, po a jam unë Kryeministri më i mirë që ata kanë? A jeni ju deputetët më të mirë. A është kjo që kemi bërë deri më e sot më e mira që mund të bëjmë për ata. Më e mira në vetvete për alternativat.

Shqiptarët sot për sot nuk e kanë një alternativë më të mirë se sa ne. Shqiptarët e dinë, shumica as e diskutojnë. Por kjo nuk mjafton”, deklaroi Rama.

Kryeministri Rama ka kërkuar edhe një mandat të tretë nga shqiptarët, që sipas tij nuk kanë një alternativë më të mirë se sa ai.

Loading...