Ja aktiviteti që bën bashkë krerët e Shtetit/ Meta e Rama konfirmojnë, i ftuar edhe Basha

Njëqind vjetori i Luftës së Vlorës, një nga momentet më të shënuara të historisë së krahinës ku patriotët shqiptarë zhvilluan një seri betejash me ushtrinë italiane, pritet të shoqërohet me aktivitete të shumta.

Pritet që një ceremoni zyrtare të zhvillohet nesër në qytetin e Vlorës, ku mësohet se krahas personaliteve të njohura të luftës do të jenë edhe krerët më të lartë të shtetit.
Burime bëjnë me dije se një ftesë i është dërguar Presidentit të vendit, Ilir Meta si dhe kryeministrit Edi Rama. Mësohet se këta të dy do të jenë prezentë.

Ajo që pritet është konfirmimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha, pasi mësohet se edhe në adresë të tij ka shkuar një ftesë.

Loading...