6 humbje jete nga Covid në 24 orë, ja sa raste të reja raportohen

Rritet numri i të infektuarve dhe viktimave nga Covid 19 në vendin tonë.

Në përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë u konfirmua se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën edhe gjashtë pacientë të tjerë.
Po ashtu raportohet se numri i rasteve të reja me Covid 19 është 93.

Njoftimi i ministrise:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend.
Sot është shënuar një numër rekord të shëruarish. Janë 227 qytetarë që e kanë fituar betejën më sëmundjen në 24 orët e fundit, duke e cuar në 5441 të shëruar që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 812 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 93 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 42 raste në Tiranë, 7 në Fier, 6 në Lushnje, 5 në Malësi e Madhe, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Korçë, Mirditë, 3 në Kavajë, nga 2 raste në Elbasan, Has, Vlorë, Librazhd, Gjirokastër, nga 1 rast në Devoll, Kamëz, Mat, Përmet.

Loading...