Shqiptari xheloz godet me th ikë grekun në plazh, ‘molla e sherrit’ një grua

Një sherr i dhunshëm me pasojë plagosjen, i shkaktuar nga xhelozia, ndodhi mes një shqiptari dhe greku në një plazh të Greqisë. Shqiptari po punonte në një biznes që lidhej me shëndetin, ndërsa greku ishte duke pushuar në plazhin Palechora me miqtë e tij.

Mediat greke thonë se papritmas, pas shkëmbimit të shikimit me një grua, i riu shqiptar e goditi me thikë dhe e hodhi grekun në tokë me një plagë në bark dhe u arratis. Greku, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, u transportua me urgjencë në qendrën shëndetësore Kandanos ku iu dha ndihma e parë dhe më pas u dërgua në spitalin e Rethymnon.

Policia nisi menjëherë hetimet për të gjetur autorin e krimit. Ndaj të riut janë ngritur akuzat për shkaktimin e dëmtimit trupor dhe përdorimin e një arme zjarri në një shkallë të kundërvajtjes, të cilat janë dërguar në prokurori për veprime të mëtejshme.

Loading...