Digjet flamuri grek në Ksamil nga persona të maskuar dhe me veshje ushtarake: Deti është i joni!

Tre persona të armatosur, të maskuar dhe me veshje ushtarake kanë djegur mbrëmjen e sotme një flamur grek në Ksamil.

Në videon e siguruar nga SarandaWeb, duket se një prej personave të maskuar ka hedhur poshtë flamurin grek, e kanë lyer me benzinë dhe e kanë djegur me zjarr teksa dy të tjerë mbajnë flamurin shqiptar.

Ndër të tjera, tre personat duket se këtë akt e kanë kryer për shkak të debatit që ka lindur për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon, duke dhënë mesazh për grekët se ”Deti është i joni”.

Loading...