34-vjeçari nga Vlora niset me urgjencë drejt Tiranës/ U rrëzua nga shtylla duke rregulluar internetin

I riu nga Vlora që u rrëzua nga shtylla duke rregulluar internetin po niset me urgjencë drejt Tiranës pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

34-vjeçari Melsi Ajazaj pësoi dëmtime të rënda në kokë dhe për pasojë ka rënë në gjendje kome. I riu ishte punonjës i një kompanie interneti dhe u rrëzua nga shtylla teksa po rregullonte linjën.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshmje, por gjendja e të riut paraqitet e rënduar, ndaj po transportohet drejt spitalit të Tiranës për të marrë trajtim të specializuar mjekësor.

Loading...