Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, shkruan në ‘Facebook’ se partia Socialiste ka filluar përgatitjet për një fitore historike, teksa i referohet mbledhjes së grupit parlamentar të PS pasditen e sotme në Elbasan, ku u caktuan edhe drejtuesit politikë.
Kryeministri Rama i besoi Spiropalit drejtimin politik në Qarkun e Tiranës, ndërsa ministrja thekson se ndihet e nderuar dhe e lumtuar që i është besuar kjo detyrë.
Reagimi i Spiropalit:
Partia Socialiste🌹 fillon përgatitjet për një fitore historike mbi shpifjen, sherrin dhe politikën e baltës. Për mandatin e tretë me Kryeministër Edi Ramën💪
Nder që m’u besua drejtimi politik i qarkut Tiranë. E lumtur që në bashkinë Tiranë do e ndajmë përgjegjësinë e lartë me lali Erin dhe Ervinin, dy miq dhe drejtues të shkëlqyer.
Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë të vazhdojnë në rrugën e transformimit dhe zhvillimit. S’ka kthim pas!
PërTiranëqëduam! PërShqipërinëqëduam🇦🇱