Festivali i Filmit në Venecia është duke u zhvilluar në Itali. Nata e hapjes ditën e sotme ka nisur duke bërë homazhe për njerëzit që kanë vdekur nga koronavirusi.
Është festivali i parë i madh i filmit që po zhvillohet në kohë pandemie, megjithëse shumë yje ndërkombëtarë nuk janë në gjendje të marrin pjesë për shkak të kufizimeve të udhëtimit.
“Të jesh këtu sonte duket si një lloj mrekullie,” tha presidentia e jurisë, aktorja australiane Cate Blanchett.
Ajo përshëndeti gjithashtu “krijimtarinë e pafund” nga krijuesit e filmave. Gjithashtu shtoi që megjithëse filmat transmetues kishin qenë të dobishëm gjatë pandemisë, kinemaja është një përvojë jetësore që duhet të mbështetet. K.K/LajmiFundit.al