Rama pranon ftesën e Metës, nesër me Ballën në Presidencë për datën e zgjedhjeve

Kryeministri Edi Rama ka pranuar ftesën e Metës për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve në Presidencë.

Bashkë me Ramën do të jetë edhe Taulant Balla i cili do ta shoqërojë. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb se takimi do të jetë në orën 11:00 në Presidencë për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve të 2021 që zhvillohen pranverën që vjen.
Pikërisht Meta ftoi disa ditë më parë Ramën dhe Bashën për t’u datën e zgjedhjeve, pasi në fund do të jetë Presidenti ai që do e dekretojë.

Loading...