Kryeministri Edi Rama nuk i ndalon takimet teksa pas kryebashkiakëve sot në Elbasan do të mbledhë në Tiranë më 18:30 deptutetët e qarkut Tiranë.
Sipas burimeve thuhet se Rama i ka dhënë direktiva konkrete kryebashkiakëve socialistë për të maksimalizuar votat, për t’u takuar sa më shumë me qytetarët dhe të bindin edhe elektoratin gri.
Më tej mësohet se Rama do të niset drejt Tiranës për takimin me deputetët e qarkut më të rëndësishëm të Shqipërisë që nxjerr 34 deputetë në zgjedhje parlamentare.
Takimi zhvillohet në selinë qëndrore të PS.
Kujtojmë se vetëm 2 ditë më parë Rama mblodhi në Elbasan gjithë deputetët e PS dhe grupin parlamentar ku dhe u caktua që Tirana të ketë drejtuesë politikë Erion Veliajn dhe Elisa Spiropalin, teksa kryetar do të jetë Ervin Bushati.