Rikthehet ‘Babalja’, gjykata rrëzon mbylljen e hetimeve nga Prokuroria

Gjykata e Tiranes ka rrëzuar vendimin e Prokurorisë për mbylljen e hetimit për disa institucione në çështjen e dosjes “Babale”.

Gati dy vite më parë dëshmia e Albert Veliut njohur ndryshe në qytetin e tij të lindjes si Babale, shkaktoi furtunë në gotën e politikës, dallgë qe pas konstatimit të audio përgjimit si të rremë.
Dhoma penale e Tiranës refuzoi kërkesën për pushimin e hetimeve ndaj disa zyrtarëve të SHISH, policisë dhe drejtuesve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke kërkuar seanca ballafaqimi për zyrtarët që shpërdoruan detyrë.

Ky vendim vjen në të njëjtën kohë kur Gjykata ka shpallur fajtor si inskenues të audio përgjimit, Babalen dhe dy persona të tjerë për kallëzim të rremë.

Prokuroria vazhdoi hetimet edhe për ish zyrtarë të shërbimit informativ pasi kanë shpërdoruar detyrën. Prokuroria dyshonte se Krimet e Rënda nuk duhet të njoftonin shërbimin informativ.

Të gjithë të dyshuarit do të ballafaqohen me njëri tjetrin nga Gjykata që ende nuk ka shpallur argumentat.

Loading...