Si u ek zekutua 23-vjeçarja nga babi dhe vëllai për ‘nder’

Ky që shihni në foto eshte Faik Buci, i cili bashke me djalin e tij Shkëlzen Buci që i morën jetën vajzës së tyre 23 vjeçare, në vitin 2012.

Arsyeja që i shtyu babë e bir të vrisnin të renë, ishte fakti se ajo kishte nisur të bashkëjetonte me një djalë, të cilën familja nuk e pranonte.
Këtë veprim familja e quajti ç’nderim dhe për muaj planifikoi vrasjen e të resë, e cila nuk pranonte të takonte të afërmit e saj.

Një ditë 23-vjeçarja kishte lënë një takim në një lokal në zonën e Freskut, ku e priste i vëllai. Ky i fundit nën kërcënimin e armës e mori vajzën me makinë dhe e çoi në malin e Dajtit ku e ekzekutoi me plumb në kokë.

Trupi i saj i pajetë ishte groposur më pas por për shkak të kafshëve të egra eshtrat ishin nxjerrë në sipërfaqe ku u zbuluan nga policia.

Ndërkohë që babai 66-vjeçar është arrestuar sot pasi gjykata vendosi “arrest me burg”, vëllait të saj Shkëlzen Buçi i është komunikuar masa në burg ku vuan dënimin për një vrasje të mbetur në tentativë.

37-vjeçari është arrestuar më parë po nga Sektori Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për një ngjarje tjetër, për “Vrasje me paramendim” të ngelur në tentativë, të ndodhur në Tiranë, në vitin 2017.

Ky shtetas aktualisht është duke vuajtur dënimin me 13 vite burgim pasi ka tentuar të vrasë aktorin Mishel Prela kundrejt pagesës.

Për këtë ngjarje, Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu deklaronte më 22 korrik 2017 se vrasja e Mishel Prelës ishte porositur në këmbim të pagesës prej 80 mijë eurosh.

Loading...