Marrëveshja Kosovë-Serbi, Trump: Një kthesë e madhe e arritur 1 dekadë pas shpalljes së Pavarësisë

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për “Normalizimin Ekonomik”, nga Kosova dhe Serbia, presidenti amerikan është shprehur se kjo është një kthesë e madhe për të dyja vendet.

Gjatë fjalës së tij, Trump përgëzoi dy liderët e delegacioneve. Ndërsa presidenti serb theksoi se ky është një hap i rëndësishëm por dy vendet vijojnë të kenë ende probleme.
“…Ne nuk i kemi zgjidhur ende problemet tona. Kemi ende diferenca. Jemi mirënjohës që do kemi një zonë të unifikuar ekonomike”, u shpreh Vuçiç.

Ndërkohë Zyra e Shtëpisë së Bardhë ka publikuar deklaratën e Presidentit Donald Trump gjatë firmosjes në marrëveshjes me Kosovës dhe Serbisë.

DEKLARATA e Donald Trump:

“Zyra e Shtëpisë së Bardhë e Sekretarit të Shtypit

4 shtator 2020

Deklarata e Presidentit në lidhje me normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës

Sot, jam i kënaqur të njoftoj edhe një angazhim tjetër historik. Serbia dhe Kosova janë zotuar secila për normalizimin ekonomik. Pas një historie të dhunshme dhe tragjike dhe viteve të negociatave të dështuara, Administrata ime propozoi një mënyrë të re për të kapërcyer ndarjen. Duke u përqëndruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, të dy vendet ishin në gjendje të arrijnë një përparim real në bashkëpunimin ekonomik në një gamë të gjerë çështjesh.

Ne gjithashtu kemi bërë progres shtesë në arritjen e paqes në Lindjen e Mesme. Kosova dhe Izraeli kanë rënë dakord për normalizimin e lidhjeve dhe krijimin e marrëdhënieve diplomatike. Serbia është zotuar të hapë një zyrë tregtare në Jeruzalem këtë muaj dhe të zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem deri në korrik.

Është dashur një trimëri e jashtëzakonshme nga Presidenti Vuçiç i Serbisë dhe Kryeministri Hoti i Kosovës për të filluar këto bisedime dhe për të ardhur në Uashington për të përfunduar këto zotime. Duke vepruar kështu, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt. Unë pres që të shoh Serbinë dhe Kosovën të prosperojnë ndërsa ne punojmë së bashku për bashkëpunimin ekonomik në rajon duke shkuar përpara”.

Loading...