Israeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës sot. Kjo është bërë e ditur nga mediet më të njohura botërore si Associated Press dhe Reuters.
Gjithashtu lidhur me këtë ka shkruar edhe gazetarja e njohur shqiptare, Garentina Kraja.
“Është zyrtare: Izraeli e njeh Kosovën si shtet i pavarur”, ka shkruar ajo.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka konfirmuar njohjen e Kosovës nga Izraeli, njoftojnë mediat izraelite.
“Kryeministri Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do të njohë Kosovën dhe të dy vendet do të vendosin marrëdhënie diplomatike”, transmetojnë mediat.
Loading...