Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 8 viteve më parë në familjen Buçi, ku viktimë mbeti 23- vjeçarja Eglantina.
Vajza ishte larguar nga shtëpia, dhe babai bashkë me të vëllain Shkëlzen Buci e konsideruan këtë një ç’nderim të familjes. Tek ‘’Fresku’’ në Tiranë Shkëlzen Buci kishte lënë takimin me të motrën, ku në kërcënimin e armës e mori në makinë dhe më pas e vrau me plumb në kokë. Bashkë me të atin e morën dhe e groposën tek ‘’Mali me Gropa’’. Një muaj pas groposojes, kafshët e egra e kishin zbuluar trupin e pajetë derisa një ditë një gjahtar gjeti eshtrat dhe njoftoi Policinë.
Eglantina Buci ishte deklaruar e humbur, teksa kallëzimin e kishte bërë e ëma. Por Policia mori në pyetje të atin i cili deklaroi se ishte prositutë në Itali, pra ishte viktimë e trafikut të prostitucionit.
Policia ngriti dyshime kur familjarët nuk bënin asnjë kërkim apo tentativë për ta gjetur. Derisa në 2017 Shkëlzen Buçi ra në prangat e Policisë pas atentatit ndaj Mishel Prelës.
Pas ekspertizës mjeko-ligjore të eshtrave të viktimës, doli se ajo ishte Eglantina Buci dhe pikërisht autorë ishin i ati dhe i vëllai.