De Biasi e nis me humbje tek kombëtarja e Azerbajxhanit

Ish trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi e ka nisur jo mirë aventurën në krye të Azerbajxhanit.

Skuadra e drejtuar nga tekniku italian humbi ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve përballë Luksemburgut me shifrat 2-1.
Azerët edhe pse me 10 lojtarë prej minutës se 26-të e mbyllën pjesën e parë në avantazh, ndërkohë që miqtë nga Luksemburgu arritën të përmbysnin gjithçka në fragmentin e dytë të lojës.

De Biasi mori drejtimin e kombëtares disa muaj më parë.

Loading...