Noor bin Ladin, mbesa e udhëheqësit terrorist Osama bin Laden, ka shprehur mbështetje për Presidentin Donald Trump në një intervistë për The Neë York Post.
33-vjeçarja, duke folur në intervistën e saj të parë mediatike, pretendon se Trump do të parandalonte një sulm të dytë terrorist të 11 shtatorit nëse zgjidhet për një mandat të dytë.
“ISIS u përhap nën administratën Obama dhe Biden, duke çuar në ardhjen e tyre në Evropë. Trump ka treguar se ai mbron Amerikën dhe kërcënimet e huaja terroriste duhen zhdukur në rrënjë para se ata të kenë një shans për të goditur,” i tha ajo tabloidit.
“Unë kam qenë një mbështetëse e Presidentit Trump që kur ai njoftoi se do të kandidonte në ditët e para në 2015. Unë e kam parë nga larg dhe admiroj vendosmërinë e këtij njeriu,” tha ajo. “Ai duhet të rizgjedhet … është jetike për të ardhmen e jo vetëm Amerikës, por edhe të civilizimit perëndimor në tërësi.”