Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi u ka dërguar një letër palëve në Kuvend për ngritjen e Komisionit për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ.
“I nderuar zoti Kryetar, Bazuar nënenin 17 pika 3 të ligjit nr.101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, Kuvendi ka detyrimin për të ngritur komision tëposaҫëm parlamentar, me përfaqësim propocional nga cdo grup parlamentar, për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kanditaturave të paraqitura për vendin e Komisionerit, anëtarëve të Rregullatorit dhe të KAS-it.
Ju bëj me dije se propozimin tuaj për anëtar në komisionin e posaҫëm duhet ta paraqitni pranë Kuvendit brenda datës 09.09.2020”, shkruhet në letër.