Parlamenti nis sesionin e VII plenar, deputetët në këmbë këndojnë himnin

Kuvendi ka nisur sot sesionin e ri parlamentar, duke i hapur kështu rrugë edhe aktivitetit politik.

Që në nisje të seancës, në sallën e Kuvendit u vendos Himni kombëtar, ndërsa deputetët u ngritën në këmbë dhe kënduan vargjet e këngës simbol të shqiptarëve.
Për shkak të koronavirusit, distancimi social do të jetë pjesë e pandashme e seancave plenare, ku do të zbatohet protokolli me masat e sigurisë.

Rendi i ditës i seancës plenare është:

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 29.07.2020 dhe 30.07.2020;

Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim; Miratimi/Njoftimi i draftprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 7 shtator – 16 tetor 2020;

Miratimi/Njoftimi i draftkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 7-25 shtator 2020.

Loading...