Policia italiane ka arrestuar 4 shqiptarë në Frosinone, të akuzuar për vjedhje nëpër shtëpi e apartamente private në Napoli.
Siç shkruajnë mediat italiane, urdhër-arrestet ishin lëshuar nga Gjykata e Napolit, ku dhe janë kryer bastisjet.
Vjedhjet janë kryer në zonën e Napolit, ndërsa në disa raste hajdutët kanë përdorur edhe armë pa leje për t’a arritur synimin e tyre.
Hetimet kanë nisur që shtatorin e kaluar për bandën, ndërsa pas disa kohësh akuzat edhe janë vërtetuar.
Banda e shqiptarëve përdorte automjete të reja, kryesisht Audi, gjë që e bënte atë të rrezikshme. Banditët përpos se kishin automjete, mbanin armë dhe mjete të tjera, që ishin posaçërisht për të kryer grabitjet.
Hajdutët madje merrnin mjekime, sa herë që plagoseshin, kur hasnin në rezistencë të banorëve vendas. Në një rast, njëri prej hajdutëve ishte plagosur rëndë nga pronari i banesës.
I plagosuri iu ishte nënshtruar ekzaminimeve radiografike dhe trajtimit të duhur në një klinikë private në zonën e Casertas. Në mbrëmjen e 14 nëntorit, e njëjta bandë u përgjua nga Policia e Napolit.