Kur ka refuzuar të përfshihet edhe një herë në garën politike, brënda Partisë, por edhe në zgjedhjet e ardhshme, ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli deklaron se vendi nuk është gati për të shkuar në votime.
Për këtë ajo akuzon përfaqësuesit më të lartë të politikës shqiptare, Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Rama dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha, të cilët sipas saj kanë lënë vendin pa një alternativë politike.
Topalli, u bën thirrje shqiptarëve të frymëzohen nga protestat në Minsk. “Me votë, me protestë apo me të dyja bashkë, qytetarët do çlirojnë vendin nga 3-4 vetë ( kryetare partish) që e mbajnë peng atë” shkruan Topalli.
Postimi i plotë i Jozefina Topallit:
Vakancat e gjata te politikaneve dhe hipokrizia për zgjedhje të lira! Presidenti Meta dekretoi që zgjedhjet për Kuvendin të mbahen më 25 prillin e ardhshëm, pothuaj 8 muaj përpara.
Por ligji për zgjedhjet nuk është gati. kQZ nuk është gati; përgatitjet për dixhitalizimin e procesit nuk është kurrkund. Marrja e pushimeve nga politikanet ka shtyre punën për votimin e ndryshimeve te nevojshme ne kodin zgjedhor. Për shkak te pushimeve ende nuk ka filluar puna për ndërtimin e KQZ, e cila duhet ndërtuar nga e para me një organizim e strukture krejt tjetër.
Ndërkohe përgatitjet për identifikimin e zgjedhësve si një nder kërkesat e “opozitës” jashtë parlamentit ende s ka filluar.
Edhe këta me pushime… për Këshillin Politik është e tepërt të pretendosh të mblidhet… si një strukturë e çuditshme që është , natyrisht edhe ajo vazhdon vakancat..
Ne fakt për shkak të vakancave të gjata të politikanëve; për shkak të mos mbledhjes së Këshillit Politik , vendi rrezikon të shkoje drejt zgjedhjeve të ardhshme pa përmbushur as minimumin e gjërave .
Që qeveria nuk shqetësohet për standarde kjo është e kuptueshme, por që opozita të jete aq e rehatuar sa të vazhdojë vakancat dhe të mos shtyjë procesin kjo ëshë e çuditshme .
Heshtja për sa më lart nga të gjitha anët flet për hipokrizinë e atyre që bërtasin për zgjedhje te lira ose lajmëron për një linjë konflikti në muajt e ardhshme.
Qytetarët që ndjekin politikën nga ekrani kanë një koment…
Prap këta?Prap Edi Rama, Ilir Meta e Lulzim Basha?
Ne fakt vendi është pa alternative. Tre emrat me lart janë bashke . Ata grinden vetem per pjeset tek koncesionet e tenderat.
Ndërkohë Vendi ka nevoje dëshpëruese per ndryshim.
Qytetaret duan shprese. Protestat ne Minsk jane një frymëzim edhe për shqiptaret kundra një klase politike te korruptuar e te dështuar si kjo e jona.
Shpresa nuk do jete kurrë e heshtur.
Me vote, me proteste apo me te dyja bashke qytetaret do çlirojnë vendin nga 3-4 vete ( kryetare partish)qe e mbajnë peng atë.